Rreth nesh
Udhëtari lindi nga një nevojë e thjeshtë: të dish shpejt dhe qartë ku mund të hash, të blesh dhe të qëndrosh pa u brengosur nëse ushqimi është hallall.
Ne mbledhim, verifikojmë dhe organizojmë informacionin për restorante, mishtore, markete, hotele dhe produkte, në mënyrë që ta gjeni atë që ju duhet me pak klikime. Çdo biznes shqyrtohet nga ekipi ynë para se të publikohet.
Vizioni ynë është një platformë e vetme, e besueshme dhe e lehtë për t'u përdorur për komunitetin musliman në Kosovë dhe më gjerë — pa reklama të bezdisshme dhe pa informacion të pasaktë.
Transparenca është parimi ynë kryesor: kur diçka nuk është e verifikuar, ne e themi hapur. Nëse vëreni një gabim, na njoftoni dhe e korrigjojmë sa më shpejt.